Sport

Bayerni përgatit kontratë të re për Lewandowskin

Bayern Muencheni është duke përgatitur një kontratë të re për sulmuesin polak Robert Lewandowski, raporton "Sport Bild".

Reprezentuesi i Polonisë ishte pranë të largohej nga Bayerni vitin e kaluar dhe t'i bashkohej Real Madridit, transmeton Koha Ditore.

Mirëpo, ai vendosi të qëndronte te skuadra bavareze.

Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2021, por Bayerni ia ka ofruar vazhdimin e kontratës edhe për dy vjet.

Bayerni e vlerëson Lewandowskin si shumë të rëndësishëm, ani pse skuadra bavareze po synon të transferojë Timo Wernerin nga RB Leipzigu.