Sport

Josa i kënaqur me lojtarët e tij pas barazimit me Feronikelin

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në barazimin ndaj Feronikelit.

Ai veçanërisht ka lavdëruar përkushtimin e lojtarëve të tij, pas mbetën me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 57 kur Boshnjaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, gjë që ia vështirësoi gjërat Prishtinës.

“Nuk mund të flas për rezultatin a ishte real ose jo. Në rezultatin 1 me 0 mbetëm me dhjetë lojtarë e më pas hasëm në vështirësi duke pasur parasysh cilësinë e lojtarëve të Feronikelit. Jam shumë i kënaqur me skuadrën, pasi edhe në momentet kur mbetëm me dhjetë lojtarë ishin në përgjegjësinë e vet më të madhe. Kartoni i kuq ka mundur të ndodhte edhe për Feronikelin”, është shprehur Josa pas takimit, transmeton KTV.

Skuadrat ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 1-1.