Sport

Formacionet zyrtare: Prishtina – Feronikeli

Foto: Koha

Prishtina dhe Feronikeli, do të takohen në derbin e javës së 21-të të IPKO Superligës, duel që do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe nis në ora 17:00.

Përballë njëra tjetrës do të jenë dy skuadrat që kërkojnë titullin dhe dallim në pikë është 5 sosh me Feronikelin që është i pari dhe Prishtinën që ka zbritur në vendin e tretë pas fitores së Llapit në Gjilan, 1:0.

Te ekipi kryeqytetas, do të mungojnë për shkak të kartonëve, kapiteni Armend Dallku, mbrojtësi Abdul Bashiru dhe sulmuesi, Basit Khaldi, transmeton KTV. 

Në anën tjetër, skuadra nga Drenasi do të jetë e kompletuar.

Dueli mes Prishtinës dhe Feronikelit do të jetë i 23-ti zyrtar, ku Prishtina ka 9-të fitore, Feronikeli ka triumfuar 7-të herë si dhe 6-të duele janë mbyllur baras.

Ndeshjen e parë të këtij sezoni, që është luajtur në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, e kishte fituar Prishtina me rezultat 1:0.

Formacionet zyrtare janë këto:

Image