Sport

Trepça forcohet me amerikanin Church

Skuadra e Trepçës të mërkurën ka paraqitur për regjistrim basketbollistin amerikan Shawn Lavon Church, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Church (190 cm) është plejmejker dhe së fundi ka luajtur në SHBA, tek Wilmington University dhe te skuadra e Trepçës mund të paraqitet pas plotësimit të kritereve për regjistrimin e lojtarëve në FBK.

Ai pritet të debutojë te Trepça këtë vikend, në ndeshjen kampionale që e luan në shtëpi kundër Ponte Prizrenit, në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan "Koha Ditore".

Skuadra e Trepçës për momentin renditet në pozitën e katërt në tabelë, me 28 pikë të tubuara.

Church do të jetë amerikani i tretë te Trepça, pasi pjesë e ekipit janë edhe Aaron Anderson e Harold Ridgeway.