Sport

Klitschko do të rikthehet në rimeç me Joshuan e Fury?

Wladimir Klitschko është duke konsideruar një ofertë 40 milionë eurosh të bërë nga shërbimi i transmetimit të ndeshjeve sportive “DAZN”, ku përfshihet edhe një rimeç me kamponin e tanishëm, Anthony Joshua.

42 vjeçari ende është formë të mirë dhe është duke konsideruar që të rikthehet në boks dhe të nënshkruaj një marrëveshje milionëshe me kompaninë “DAZN” që transmeton ndeshje sportive, transmeton koha.net.

Sipas “World Boxing News”, në këtë marrëveshje përfshihet rimeçi me kampionin e tanishëm në WBA, WBO e IBF, Anthony Joshua e edhe me ‘armikun’ e mëparshëm, Tyson Fury.

Si pjesë e marrëveshjes përfshihet edhe pozicioni “ambasador” i bokserit në “DAZN” ku është edhe Jose Mourinho, Cristiano Ronaldo e Neymar Jr për të ndihmuar në rritjen e kompanisë.

Ish-kampioni i 11 viteve rresht botëror i boksit ka humbur në prill të 2017-ës nga Joshua.