Sport

United kërkon blerës për Sanchezin

Alexis Sanchez do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.

Forma e dobët në të cilën është duke kaluar sulmuesi kilian, ka bërë që drejtuesit e klubit ta mendojnë shitjen e lojtarit, transmeton KTV.

Interesim për Sanchezin, ka shprehur Paris Saint-Germain, që është e gatshme ta transferojë në Princin e Parkut, lojtarin.

30-vjeçari këtë sezon me “Djajtë e Kuq”, në 23 ndeshje ka shënuar dy gola.