Sport

Prishtina gati për përballjen e madhe me Varesen

Klubi i basketbollit Prishtina nesër, e mërkurë, me fillim prej orës 20:30 do të luajë kundër pesëherë kampionit evropian Pallacanestro Varese nga Italia, që është në top-pesë ekipet më të trofeshme në Evropë.

Ndeshja është në kuadër të playoffit të FIBA Europe Cup.

KB Prishtina përmes Facebookut sot ka thënë se është gati për ndeshjen e madhe si dhe se ka nisur të marrë shumë mesazhe për të siguruar bileta për nesër, ndërsa ka garantuar “se këto ndeshje mund t’i përjetoni rrallëherë në jetë”.