Sport

Tifozët e Liverpoolit frymëzohen nga titujt që Klopp fitoi me Dortmundin

Mund të ketë qenë nënçmuese disa javë më parë, por sigurisht se tash janë duke u shtruar shumë pyetje. A është vërtet Juergen Klopp ashtu siç thotë se është?

Së pari ishin shtatë pikë epërsi, më pas katër, më pas një dhe tash është minus një pikë. Avantazhi i Liverpoolit në krye të tabelës në Premier League është shkrirë javët e fundit dhe skuadra ka rënë në pozitën e dytë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Ku ishte gjenialiteti taktik i Kloppit, ndërsa dështoi të thyente Leicester Cityn dhe West Ham Unitedin?

Ku ishte futbolli i tij "heavy metal", shkëlqimi i tij si motivator, ndërsa skuadra barazoi pa gola në dy derbi të mëdhenj?

Pyetjet mund të jenë vërtet të padrejta, por nuk janë të panjohura për trajnerin e Liverpoolit. Është një nënprodukt fatkeq i pëlqyeshmërisë së tij. Gjithmonë do të ketë një person, që kur të bjerë forma, të akuzojë atë si mashtrues dhe t'i thotë se nuk është asgjë më tepër sesa një palaço.

"Shumë njerëz ende mendojnë se Klopp është vetëm një motivues, një person që mban atmosferën", kishte shkruar "Der Spiegel" në vitin 2011. "Por, nëse skuadra e re e Borussia Dortmundit vërtet fiton titullin, atëherë nuk do të jetë për shkak të kualiteteve të tij për të mbajtur atmosferën".

Skuadra e re e Dortmundit e udhëhequr nga Klopp vërtet fitoi titullin e Bundesligës atë vit...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)