Sport

Pa Pejën dhe pa Trepçën e fortë, qendra të tjera po marrin primatin në basketboll

Përgjatë pesë ditëve të javës së shkuar palestra e sapopërfunduar në Rahovec "Mizahir Isma" ishte plot tifozë.

Bazuar në raportet zyrtare, rreth 23 mijë shikues në total ishin në 13 ndeshjet e zhvilluara në kuadër të "Final 8" të Kupës së Kosovës në basketboll. Vetëm tri ndeshjet e skuadrës vendase, KB Rahoveci i kanë përcjellë rreth dhjetë mijë shikues, shkruan sot Koha Ditore.

Më këtë qyteti "vreshtar" po shndërrohet në një qendër të basketbollit. Dhe, kjo sipas drejtuesve të klubit dhe të Federatës së Basketbollit (FBK) i duhet Kosovës, sidomos pasi një qendër si Peja është thuajse "e vdekur" sa i përket këtij sporti, si dhe qendra tjetër e madhe, Mitrovica nuk ka një skuadër të denjë për të konkurruar për trofe tash e disa stinorë.

Deri vonë ishin katër qendra të mëdha basketbolli: Prishtina, Peja, Mitrovica dhe Prizreni. Tash harta ka ndryshuar shumë. Pos Rahovecit, fuqishëm është kthyer edhe Suhareka me Golden Eagle Yllin, ndërkohë që Drenasi e Lipjani po bëjnë përpjekje për t'u futur mes më të mirëve...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)