Sport

Loci: Nuk arritëm t’i bënim ballë Prishtinës

Trajneri i Rahovecit, Bujar Loci, ka thënë se skuadra e tij nuk arriti t’i bënte ballë Prishtinës në finalen e Kupës së Kosovës.

Prishtina fitoi sot lehtësisht 96:60 në finale duke dominuar vazhdimisht në ndeshjen me Rahovecin.

“Dihet se çfarë ekipi ka Prishtina, le që tregoi se është favorit, por fitoi me plot meritë Kupën e Kosovës. Mendoj që klubi i basketbollit Rahoveci ka bërë një lëvizje më shumë prej vitit të kaluar ku kemi qenë në gjysmëfinale të Kupës tashmë jemi në finale dhe mendoj që jemi në rrugë të mirë që të bëjmë një kontinuitet të mirë në basketbollin kosovar", tha Loci.

Kjo është hera e 15-të që Prishtina arrin ta fitojë Kupën e Kosovës.