Sport

“Unitedit i duhet Liga e Kampionëve që të tërheqë lojtarë klasi”

Foto: Reuters

Manchester Unitedit i duhet që të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve në mënyrë që të tërheqë lojtarë të klasit botëror, ka thënë Ole Gunnar Solskjaer.

Unitedi aktualisht është në vendin e pestë në Premier Ligë, derisa po lufton për vendin e katërt që çon në Ligën e Kampionëve e me Solskjaerin ka pasur një seri të rezultateve pozitive, transmeton Koha.net.

“Të luajë Unitedi në Ligën e Kampionëve, s’ka shumë gjëra më të mëdha se kjo. E dimë se nuk mund të jetojmë vetëm nga emri ynë, tradita e historia. Duam të tërheqim lojtarë të mirë që duan të përmirësojnë lojtarët që kemi tashmë këtu. Të gjithë top lojtarët që kemi kanë nevojë për lojtarë që i sfidojnë, pasi askush nuk duhet të ndihet 100 për qind i sigurt se do të jetë startues në ndeshjen e radhës”, është shprehur Solskjaer për faqen zyrtare të klubi.