Sport

Përballë Joshuas do të jetë “Foshnja e Madhe” që ka 25 vëllezër e motra

Pas gati një orë bisedë, Jarrell Miller më në fund humbi fjalët. Apo më saktësisht ai ndali fjalët për të numëruar, shkruan Daily Mail.

Ai po mundohet të gjejë saktësisht se sa vëllezër e motra ka dhe po del detyrë e vështirë, përcjell Koha Ditore.

"Do të jetë e komplikuar. Nëna ime kishte disa fëmijë dhe ajo më rriti mua me njerkun tim. Në fakt, vëllai im i madh, Gregu disi më rriti dhe ai ka pesë fëmijë dhe i llogaris ata si vëllezër e motra. Më pas bëhet çmenduri. Babai im biologjik ka lënë shumë fëmijë. Halla ime, ajo është infermiere dhe nuk gënjen, thotë se ai ka 20 fëmijë. Por halla ime tjetër është pak më e përmbajtur dhe thotë se ka 15 fëmijë. Nëse do të më pyesni tash për një përgjigje, do të thosha 25 në total nga të dyja palët. Është shifër mjaft e madhe", thotë Miller.

Po, është shifër e madhe. Por ndoshta jo e pazakontë për një amerikan që njihet si "Foshnja e Madhe" dhe që i ka afro 145 kilogramë, dhe kurrë nuk ka lëshuar një mundësi për të komentuar...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)