Sport

Vinicius, diamanti që kërkon ende të përpunohet

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, pati një nga performancat më të mira të karrierës të mërkurën mbrëma në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Spanjës kundër Barcelonës. Ai impresionoi tifozërinë në "Santiago Bernabeu" dhe tallej me mbrojtjen e Barçës.

Por pati vetëm një problem: braziliani lëshoi shumë raste dhe kështu bënë edhe bashkëlojtarët e tij, ndërsa Barcelona disi triumfoi 3:0, duke arritur për herë të gjashtë rresht në finale të Kupës së Spanjës teksa eliminoi Realin, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Skuadrat më e mëdha të elitës spanjolle takohen sërish të shtunën në ndeshjen e vlefshme për kampionat, që mund të hap luftën për titull apo t'i jap fund gjasave të Realit edhe në La Liga. Barcelona është nëntë pikë duke kryesuar para Realit.

Atletico Madridi, që zë vendin e dytë në renditje dhe është shtatë pikë prapa Barcelonës, do të jetë mysafir i Real Sociedadit të dielën....(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)