Sport

Icardi thyen heshtjen për përplasjen me Interin

Descriptive Text

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka kërkuar respekt pas përplasjeve që po ka me klubin, që po e lë jashtë skuadrës ndeshjeve të fundit.

Sulmuesi s’është paraqitur për Interin që nga 9 shkurti.

Ai dhe gruaja e tij Wanda Nara, që është edhe agjente e lojtarit, janë përplasur me klubin së fundmi, me kontratën të përfshirë në debat, ndërsa klubi i ka hequr shiritin e kapitenit argjentinasti.

Të gjitha përplasjet kanë nxitur spekulimet se lojtari do të largohet në drejtim të një klubi tjetër.

Të enjten, as trajneri i Interit, Luciano Spalletti nuk ka pranuar të flasë për të ardhmen e Icardit.

Gjithsesi, Icardi tani në rrjete sociale ka ngritur zërin duke kujtuar momente me klubin e duke kërkuar më shumë respekt.

“Kam luajtur me dhimbje që më kanë sjellë në lot, për shumë ditë. Por gjithmonë kam insistuar të dal në fushë edhe kundër këshillave të mjekëve sepse jam në gjendje të harroj çdo dhimbje, me qëllimin e vetëm që të ndihmoj këto ngjyra. Sepse është vetëm një Inter”, ka shkruar në letrën e tij Icardi.

“Nuk e di nëse për momentin ka dashuri dhe respekt kundrejt Interit apo kundrejt meje nga dikush që merr vendime. Nuk e di nëse është dikush me dëshirën që të zgjidhë çështjet për hir të dashurisë për Interin. Në një familje ndodhin shumë gjëra, të bukura ose të shëmtuara. Por respekti nuk duhet të mungojë kurrë. Këto janë vlerat e mija, ato për të cilat kam luftuar gjithmonë. Në rrëfimin tim. Tek Interi. Me Interin”, ka shkruar më tej ai.