Sport

Ngritja e pabesueshme e polakut Krzysztof Piatek

Descriptive Text

Kyr Krzysztof Piatek flet për vitet e tij formuese në qytetin e vogël polak Dzierzoniow, ai mban mend golat. Shumë gola. Ato gola, thotë ai, e ndihmuan të ikte nga jeta e drogës në të cilën u futën shokët e tij të shkollës. Dhe ai mban në mend se shumë nga ato gola në fëmijëri i kishte shënuar me një fanellë të Manchester Unitedit me emrin e Cristiano Ronaldos prapa.

Një dekadë më vonë edhe 23-vjeçari tash e gjen veten në garë me Ronaldon për titullin e golashënuesit më të mirë në Serie A. Forma e lartë e Piatekut, së pari për Genoan dhe tash për Milanin, e ka ngritur famën e tij dhe e ka bërë polakun një nga shënuesit liderë të Evropës, përcjell Koha Ditore shkrimin e Fifa.com.

Nëse nuk keni qenë në dijeni për talentin e Piatekut në këtë periudhë të vitit të shkuar, nuk është ndonjë gjë e madhe. Shumë pak ishin në dijeni.

Në këtë periudhë ai ende po luante për skuadrën Cracovia në Poloni dhe rrugës për t'u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në elitën e futbollit polak.

Mirëpo ishte mjaftueshëm impresiv për të bindur Genoan që të paguajë katër milionë euro, edhe pse një performancë e tillë nuk të garanton se bëhesh sensacion botëror. Madje performanca nuk ishte e mjaftueshme as për të bindur seleksionuesin e Polonisë, Adam Nawalka, që ta përfshinte sulmuesin në listën prej 23 futbollistëve për Botërorin 2018 në Rusi....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)