Sport

India humb botërorin për shkak të Kosovës dhe Pakistanit

India pritet ta humbasë organizimin e kampionatit botëror të boksit për vitin 2021, pasi një gjë e tillë është kërkuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Kjo kërkesë e IOC-së vjen meqë shteti indian së fundi ua ka mohuar hyrjen në vend sportistëve nga Pakistani, shtet me të cilin ka goxha armiqësi, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe ky lloj racizmi është përsëritje, pasi India njëjtë veproi edhe në nëntor të vitit të shkuar, kur nuk e pajisi me vizë boksieren nga Kosova, Donjeta Sadiku. Madje asaj nuk iu dha viza as pasi mori pasaportën e Shqipërisë.

IOC-ja, sipas mediave, edhe këtë rast ia ka përmendur Komitetit Olimpik të Indisë. Në fakt, pas këtij rasti e kishte paralajmëruar Indinë, por ky vend shkoi më tutje duke refuzuar edhe hyrjen e dy qitësve të Pakistanit së fundi.

Për boksieren Sadiku ishte hera e dytë që u refuzua nga India, pasi edhe në vitin 2018 e humbi botërorin për të reja për arsye të njëjta...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)