Sport

Sarri lë në stol Kepan

Foto: Reuters

Kepa Arrizabalaga ka humbur vendin e titullarit për derbin e sotëm kundër Tottenhamit në kuadër të Premier Ligës.

Kjo pasi kishte refuzuar në ndeshjen e fundit, në finalen e Kupës, të zëvendësohej për çka kishte nervozuar tejmase Maurizio Sarrin, transmeton Koha.net.

Kepa është dënuar me heqje page nga klubi, derisa Sarri sot e ka lënë atë në stol.

E titullar sot është Caballero.