Sport

Prishtina me fitore të thellë shkon në gjysmëfinale të Kupës

Foto: Koha

KB Prishtina ka shënuar një fitore të thellë ndaj KB Trepçës në çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec klubi nga kryeqyteti i Kosovës shënoi fitore me rezultat 99-58, transmeton Koha.net.

Rodney Bullock ishte më efikasi te Prishtina duke shënuar 19 pikë, pati 12 kërcime e 4 asistime.

Kurse te Trepça më efikasi ishte Besnik Azemi me 18 pikë, e 8 kërcime.