Sport

Villarreali planifikon ta mbajë Cazorlan

Foto: Reuters

Villarreali po planifikon që t’ia vazhdojë kontratën organizatorit të lojës, Santi Cazorlas, edhe për një sezon tjetër, raportojnë mediat spanjolle.

34-vjeçari ka pasur probleme të mëdha me dëmtime dhe u la i lirë nga Arsenali në fund të sezonit, para se të nënshkruante kontratë njëvjeçare me Villarrealin verën e shkuar, transmeton KTV.

Cazorla nga “Nëndetësja e Verdhë” shihet si futbollist magjik, i përkushtuar dhe lider. Sivjet ai ka shënuar pesë gola në 30 paraqitje me klubin.

Spanjolli edhe në të kaluarën ishte pjesë e Villarrealit, dhe me këtë klub është sezoni i shtatë në karrierë, ndërsa në të kaluarën luante edhe me Recreativo Huelvan dhe Malagan.

Cazorla deri tani ka pasur tetë ndërhyrje kirurgjike, e së fundmi mjekët i kanë bërë të ditur se do të ishte me fat nëse do të ecte përsëri.