Sport

Rahoveci është gati për festën e basketbollit

Klubi i basketbollit Rahoveci mund të mos e fitojë Kupën e Kosovës, por kjo skuadër dhe qyteti qysh tash ndihen fitues.

Zyrtarë komunalë dhe të klubit "vreshtar", organizimin final të turneut të Kupës e kanë quajtur ngjarjen më të madhe sportive pas luftës në këtë qytet. Kjo edhe pasi turneu që nis sot (e mërkurë) do të mbahet në palestrën "Mizair Isma", e përfunduar para pak ditësh, ndërkohë që ishte nisur së ndërtuari para më shumë se një dekade.

Në ditën e parë të turneut që do zgjatë deri të dielën, do të zhvillohen tri ndeshje. Termini kryesor, ai prej orës 19:00, është caktuar për klubin nikoqir, Rahovecin, që do të përballet me Don Boskon e Ligës së Dytë.

Ndeshja e parë e së mërkurës është ajo në konkurrencën e femrave. Bashkimi dhe Prishtina do të luajnë në gjysmëfinale prej orës 14:00. Skuadra që fiton i bashkohet Penzës në finale.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)