Sport

Sharapova rikthehet nga suspendimi me fitore

Ish-tenistja numër një e botës, Maria Sharapova është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme në sportin e bardhë.

Pas përfundimit të dënimit 15 mujor për doping ajo sot ka mposhtur Roberta Vinci në “Stuttgart Open”, transmeton Koha.net.

Rusja, e cila ishte suspenduar në marsin e vitit të kaluar pasi kishte rezultat pozitive për substancën e ndaluar “meldonium”, e mposhti italianen 7-5 6-3, raporton BBC.

Pas takimit ajo ka thënë se ishte shumë i veçantë rikthimi në fushë.

“Kam pritur për këtë moment qe një kohë të gjatë. Kjo është ndjenja më e mirë në botë, sidomos sekondat e parë para se të hyja në arenë. Të hysh përsëri aty ishte speciale”, është shprehur Sharapova.