Sport

Suspendohet gjyqtari i ndeshjes Fiorentina-Inter

Descriptive Text

Gjyqtari Rosario Abisso do të mungojë në tri xhirot e ardhshme të Serisë A pas paraqitjes kontroverse në fundjavë në ndeshjen Fiorentina-Inter.

Abisso u kritikua shumë për vendimin që t’i japë penalti Fiorentinës në minutat shtesë, pavarësisht se topi vërehej edhe në VAR se kishte prekur gjoksin e Danilo D’Ambrosios, transmeton Koha.net.

Kjo nxiti drejtorin e Interit, Beppe Marotta, të akuzojë sicilianin për “dëm të pariparueshëm”, pasi humbën dy pikë në barazimin 3 me 3.

Si rrjedhojë, Abisso nuk do të lejohet të gjykojë deri më 24 mars.

Për më shumë, është vendosur që ai të mos gjykojë asnjë ndeshje të Interit në pjesën e mbetur të sezonit, raporton “Football-Italia”.