Sport

Zeneli gol e asist në fitoren ndaj Montpellierit

Futbollisti kosovar i Reimsit, Arbër Zeneli, ka realizuar golin e tij të parë te skuadra franceze, që nga kalimi prej Heerenveenit.

Golin e parë në faqellën e Reimsit, Zeneli e realizoi në xhiron e 26-të të Ligue 1 kundër Montpellierit.

Fillimisht ai asistoi për Oudinin në minutën e 27-të, për të barazuar rezultatin, ndërsa në minutën e 47-të mori përgjegjësinë për të gjuajtur nga penaltia dhe për të çuar në epërsi skuadrën e tij, 1 me 2.

8 minuta pas tij, Montpellieri vendas barazoi gjithçka. Rezultati aktual është 2 me 2.


17:00 - Reimsi ka shënuar edhe dy gola deri në fund të takimit përmes Oudinit dhe Chavarrias për të fituar ndeshjen 2 me 4.