Sport

De Rossi, 200 ndeshje si kapiten i Romës

Daniele De Rossi sot ka arritur në shifrën e 200 ndeshjeve si kapiten i klubit të tij të fëmijërisë, AS Roma.

Ai do ta udhëheqë sonte Romën si kapiten në sfidën kundër Frosinones, që nis në ora 20:30, transmeton Koha.net. Mesfushori 35 vjeçar është sonte në ekipin startues.

Për herë të parë ai ishte bërë kapiten i Romës në ndeshjen e UEFA Cup më 15 mars 2006 kundër Middlesbrough, kur Francesco Totti ishte i lënduar.

Kjo është ndeshja e tij e 610 në fanellën e Romës, derisa gjashtë kësaj kohe ka shënuar 61 gola dhe kë bërë 54 asistime.