Sport

Grezda lë pas lëndimin, kthehet në stërvitje te Rangersi

Descriptive Text

Sulmuesi i Shqipërisë, Eros Grezda, të enjten i është bashkuar skuadrës Glasgow Rangers në stërvitje, pasi është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti rreth dy muaj jashtë fushës, kanë njoftuar mediumet skoceze.

Grezda 23-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Rangersit nga Osijeku dhe deri më tash ka shënuar dy gola në 14 paraqitje në të gjitha garat, transmeton Koha Ditore.

Ai ka kontratë me ekipin skocez deri në vitin 2022, kurse pritet që pas një jave të jetë i gatshëm për lojë.

Grezda pritet të jetë edhe në listën e lojtarëve të ftuar nga seleksionuesi i Shqipërisë, Christian Panucci, për ndeshjet eliminatore të "Euro 2020" që i zhvillon në fund të muajit të ardhshëm, me Turqinë dhe Andorrën.