Sport

Januzaj në mesin e pesë dribluesve më të mirë në Evropë

Descriptive Text

Sulmuesi i krahut, Adnan Januzaj, është në mesin e pesë dribluesve më të mirë në pesë ligat më të forta të Evropës, sipas mediave belge.

Qëkur është kthyer në fushë pas kurimit të lëndimit, skuadra e tij, Real Sociedad nuk po di për humbje në La Liga, duke regjistruar katër fitore dhe një barazim, transmeton Koha Ditore.

Bazuar në statistikat e publikuara, ai është dribluesi i katërt më i mirë në Evropë, me 4.1 driblime për ndeshje. Braziliani i PSG-së, Neymar është para tij në këtë listë me 4.8 driblime për ndeshje, pastaj vijnë Hatem Ben Arfa (Rennes) e Sofiane Boufal (Celta Vigo) me nga 4.6, përkatësisht 4.5 driblime për ndeshje.

Januzaj ka lënë pas vetes lojtarët si Lionel Messi (Barcelona) e Eden Hazard (Chelsea), derisa Cristiano Ronaldo (Juventus) nuk bën pjesë në mesin e dhjetë më të mirëve. Januzaj 24-vjeçar, këtë edicion ka 15 ndeshje në La Liga dhe tri asistime.