Sport

Kane i gatshëm për fundjavë

Descriptive Text

Harry Kane ka nisur me përgatitje me grupin dhe ky është një lajm i mirë për Tottenhamin dhe tifozët e skuadrës.

Kapiteni i Anglisë, ishte jashtë aksionit që nga 13 janari, kur u lëndua në humbjen nga Manchester Unitedi, transmeton KTV.

Nuk pritej kthimi i tij deri në mars, por Kane që lëndoi nyjën e këmbës, duket se është shëruar më shpejt për t’u kthyer në një fazë të rëndësishme të Spursave.

25-vjeçari madje llogaritet që do të luajë në këtë vikend, kur Tottenhami do të përballet me Burnleyn, në ligë.

Edhe pse i mungoi ekipit për më shumë se një muaj, Tottenhami ka fituar katër ndeshje pa sulmuesin kryesor, përfshirë edhe fitoren prej 3:0 në Champions ndaj Dortmundit.