Sport

Kosova U19 mposht bindshëm Anglinë U19

Përfaqësuesja e Kosovës U19 ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Roma Caput Mundi”, bën të ditur FFK.

Pas barazimit me Lazion në kohën e rregullt, duke humbur më pëas në serinë e penalltive, djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë pasur një paraqitje shumë të mirë në përballje me Anglinë, duke fituar me rezultat prej 3:1, transmeton Koha.net.

Golat për Kosovën i shënuan Muhamet Hyseni, Albin Prapashtica dhe Adonis Aliu.

Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu Kosova e zhvillon të enjten kundër Moldavisë.