Sport

Haradinaj takon Arineta Mulën, e falënderon për promovim të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar për promovim të imazhit të Kosovës, alpinisten Arineta Mula.

Pas një takimi të sotëm, Haradinaj ka thënë se “Flamuri i Kosovës po valon në majat më të larta botërore, falë energjisë dhe përkushtimit të njerëzve të sfidave të mëdha, si Arineta Mula”.

“Kënaqësi ta dëgjoj rrëfimin për përvojën e saj unike dhe ta falënderoj për promovimin e imazhit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Mula më 2017 kishte arritur që të pushtonte Everestin, duke ngritur flamurin e Kosovës në majën më të lartë të botës.