Sport

Napoli vetëm barazim me Torinon, mbetet 13 pikë larg Juves

Napoli nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola me Torinon në xhiron e 24-të në Serie A, për të mbetur larg liderit të ligës, Juventusit.

Napoli dominoi në gjithë ndeshjen, por rrjetat mbetën të paprekura.

Në tabelë, Napoli mbetet i dyti me 53 pikë, 13 më pak se Juventusi që vazhdon të prijë sigurt.