Pas dy ndeshjeve pa fitore në La Liga, Barcelona ka arritur të arkëtojë pikët e plota.
Këtë e bëri sonte në Camp Nou ndaj Valladolidit me rezultat minimal prej 1 me 0, transmeton Koha.net.
Ishte Messi ai që shënoi golin e vetëm në këtë takim nga penaltia në minutën e 43.
Ai pati rastin të shënonte sërish në minutën e 85 nga penaltia, por e shpërdoroi rastin për të shënuar golin e tij të dytë në këtë takim.
Barcelona është lider me 54 pikë, kurse Valladolidi në vendin e 15 ka 26 pikë.
-
16 shkurt 2019 23:34
-
Shpërndaje në: