Sport

Ndërpritet ndeshja ndërmjet Yllit dhe Prishtinës

Është ndërprerë ndeshja ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Prishtinës në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Këtë e ka bërë të ditur klubi suharekas përmes një postimi në Facebook.

Sipas Golden Eagle Yllit ndërprerja e takimit ka ardhur si pasojë e kërkesës së delegatit për ta zbrazur sallën, transmeton Koha.net.

“Për arsye që delegati kërkoi ta zbrazë sallën dhe duke ditur që ndeshja zhvillohet për publik, lojtarët dhe klubi të indinjuar me këtë referim vendosëm të mos e vazhdojmë ndeshjen”, ka shkruar klubi nga Suhareka në Facebook.

Klubi nga kryeqyteti po udhëhiqte me dhjetë pikë epërsi, 41-51, pas përfundimit të pjesës së parë.