Sport

Zyrtare: Barcelona “blindon” Kabashin me kontratën e re

Barcelona ka konfirmuar se Labinot Kabashi ka renovuar kontratën e tij që e mban te gjiganti katalunas edhe për dy sezone të tjera.

Sulmuesi kosovar ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2021, derisa Barcelona konfirmon se klauzola e tij është 40 milionë euro, dhe nëse bëhet pjesë e ekipit të parë klauzola konvertohet në 100 milionë euro, transmeton Koha.net.

Kabashi, që më 28 shkurt mbush 19 vjeç, ishte bashkuar me akademinë e Barcelonës kur ishte 10 vjeç nga Gimnastic de Manresa.

Ai ka falënderuar Barcelonën për besimin.

“Dua të falënderoj Barcelonën për besimin ndaj meje përkundër lëndimeve që kam vuajtur në vitet e fundit. Klubi gjithmonë ka qenë përkrah meje dhe dua t’ia kthejë me punë, përpjekje dhe futboll për këtë besim”, është shprehur Kabashi, që tashmë mbron ngjyrat e Kosovës.