Chelsea ka arritur edhe një fitore të rëndësishme në rrugën drejt titullit kampion në Premier Ligë.
Ekipi i Antonio Contes ka mposhtur Southamptonin 4 me 2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34-të në Angli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEden Hazard hapi serinë e golave pas vetëm pesë minutash lojë. Oriol Romeu barazoi gjithçka në minutën e 24-të, para se Gary Cahill të kalonte sërish Chelsean në epërsi në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë Diego Costa realizoi dy herë për të kompletuar “pokerin” e Chelseat. Në fund shënoi edhe Ryan Bertrand për 4 me 2.
Chelsea tani ka 78 pikë në krye të tabelës, shtatë pikë para ndjekësit të parë Tottenham Hotspur që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.