Sport

Roma e Zaniolo i japin Italisë arsye për optimizëm

Foto: Reuters

Pesë muaj më parë, Roma ishte veçuar nga seleksionuesi i Italisë, Roberto Mancini, si skuadër që nuk po i jep minutazhë të mjaftueshme lojtarëve italianë si Nicolo Zaniolo, Lorenzo Pellegrini e Bryan Cristante.

Të martën, Mancini ishte në tribuna në "Stadio Olimpico", ndërsa të tre lojtarët luajtën në fitoren 2:1 të Romës ndaj Portos në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Mancini mund të jetë larguar nga ndeshja me një ndjenjë dukshëm më optimiste për të ardhmen e përfaqësuese, përcjell sot Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Në përgjithësi Roma aktivizoi shtatë italianë në përbërjen startuese për ndeshjen ndaj Portos, skuadra e parë që ka bërë këtë në Ligën e Kampionëve që kur Juventusi e bëri ndaj Copenhagenit në vitin 2013.

Shkëlqimin më të madh padyshim e pati 19-vjeçari Zaniolo, që shënoi dy golat e Romës, duke treguar sërish pse është një nga talentet më të mëdhenj që ka prodhuar Italia për disa vite....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).