Sport

Icardi refuzon të luajë me Interin pasi i merret shiriti i kapitenit

Golashënuesi lider i Interit, Mauro Icardi, nuk dëshiron të luajë në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Rapidit të Vjenës të enjten, pasi i është marrë shiriti i kapitenit.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Interit, Luciano Spalletti, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Spalletti ka thënë se vendimi "i vështirë dhe i dhimbshëm" për t'ia marrë shiritin e kapitenit është bërë për shkak të negociatave të zgjatura për vazhdimin e kontratës së Icardit, dhe se këto po e shpërqendrojnë lojtarin dhe skuadrën.

Shiriti i kapitenit i është bartur portierit të Interit, Samir Handanoviq.

Sulmuesi argjentinas Icardi ka qenë golashënuesi më i mirë i Interit në Serie A në katër stinorët e fundit dhe është edhe golashënuesi më i mirë edhe këtë stinor me nëntë gola, ndonëse nuk ka shënuar në shtatë ndeshjet e fundit në ligë...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).