Sport

Superliga me dy supergara në pranverë

Descriptive Text

Prishtina, Feronikeli, Llapi. Këto janë skuadrat që do të rivalizojnë njëra-tjetrën në garën për titullin e kampionit të Kosovës në futboll.

Stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll nis të premten (nesër), ndërsa natyrisht gara e treshes për titull aq sa nga përballjet mes vete do të vendoset edhe në përballje me skuadrat e tjera të elitës, shkruan sot Koha Ditore.

Të gjitha kanë pretendimet e tyre për edicionin pranveror, por vështirë se ndonjë tjetër skuadër do t'i bashkohet treshes në garën për titull. Kështu të paktën vlerësojnë njohës të futbollit kosovar.

Derisa për titull janë në garë tri skuadra, në garën tjetër të Superligës, atë për të shmangur rënien apo barazhin, janë të përfshira më shumë se gjysma e 12 skuadrave të kampionatit të Kosovës.

Dallimi i vogël në pikë e bën të paqartë garën për ekzistencë, ndonëse KEK-u tashmë llogaritet si skuadër e larguar e pak prapa ka mbetur edhe Ferizaj. Fakti që dy skuadra shkojnë në barazh dhe barazhi ka rrezikun e vet, do ta bëjë të fortë luftën për të siguruar mesin e tabelës, vlerësojnë njohësit...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).