Sport

Rakitiq dëshiron qëndrimin, Barça s’planifikon t’ia vazhdojë kontratën

Foto: Reuters

Barcelona nuk e ka në plan t’ia vazhdojë kontratën mesfushorit Ivan Rakitiq, pavarësisht se futbollisti e dëshiron një gjë të tillë, raporton “Diario Sport”.

Kroatit, kontrata momentale në “Camp Nou” i përfundon në verën e vitit 2021, dhe mosvazhdimi i kontratës së tij, ka të bëjë me ardhjet si Arturo Vidal, Arthur Melo dhe Frenkie de Jong që do t’i bashkohet skuadrës në verë nga Ajaxi, transmeton KTV.

Javën e kaluar, “Diario Sport” ka bërë të ditur se për nënkampionin e Botës me Kroacinë, janë interesuar një numër i madh i klubeve, përfshirë këtu Chelsean dhe Interin.

Rakitiqi me Barçën ka fituar katër Kupa të Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, me 33 gola të shënuar në 245 paraqitje.