Sport

Rekordet negative të Unitedit

Foto: Reuters

Disfata 2:0 e Manchester Unitedit nga Paris Saint-Germaini në “Old Trafford”, ka lënë shije të hidhur te tifozët e “Djajve të Kuq”, që përveç humbjes, ka të bëjë edhe me shumë rekorde negative.

Është hera e parë që Unitedi ka pësuar disfatë prej më shumë se një goli në histori të garave evropiane. Në fakt, asnjë ekip në Ligën e Kampionëve nuk ka arritur të kalojë tutje kur në shtëpi ka pësuar humbje me rezultat 2:0, në Ligën e Kampionëve, në fazën e eliminimit direkt.

Statistikat nuk flasin në të mirë të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe ekipit të tij. Që kur United e fitoi ndeshjen e fundit në fazën e eliminimit direkt, Leicester City është promovuar në Premier League, e ka fituar atë dhe e ka fituar një ndeshje në fazën e eliminimit direkt, transmeton KTV.

Ole Gunnar Solskjaer u bë trajner i Cardiff Cityt, e tani është trajner i Unitedit.

Real Madridi e fitoi katër herë Ligën e Kampionëve, ndërsa në periudhën prej fitores së fundit të “Djajve të Kuq” në këtë fazë të garës, futbollistët si Gerrard, Kaka, Lampard, Pirlo, Xabi Alonso, Ronaldinho e Totti, që të gjithë u pensionuan.

Jose Mourinho u kthye te Chelsea, u shkarkua, e më pas u bë trajner i Unitedit, dhe u shkarkua sërish.

Diego Costa kaloi nga Atletico Madridi në Chelsea, e fitoi titullin, e më pas u transferua përsëri tek Atletico.

Mbetet të shihet se a do të arrijë të fitojë Manchester Unitedi në Parkun e Princave në stadiumin e Parisit, për ta larguar këtë seri negative, pasi fitorja e fundit në këtë fazë të garës së “Championsit” u arrit në vitin 2014, në fitoren 3:0 kundër Olympiacosit.