Sport

Zaniolo shkëlqen në fitoren e Romës ndaj Portos

Foto: Reuters

Roma ka fituar ndeshjen e parë në Olimpico ndaj Portos në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Vendasit shënuan fitore prej 2 me 1, falë një paraqitje fantastike të 19 vjeçarit Nicolo Zaniolo, transmeton Koha.net.

Zaniolo shënoi të dy golat për Romën, kur po luhej minuta e 70 dhe 76. Në të dy golat për të asistoi Edin Xheko.

Golin e vetëm për Porton e shënoi Adrian në minutën e 79.