Sport

Superliga vazhdon të premten

Foto: Koha

Dueli mes KEK-ut dhe Llapit do ta hapë stinorin pranveror të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Kjo ndeshje do të luhet të premten prej orës 13:30 në stadiumin "Agron Rama" të Obiliqit dhe i takon xhiros së 18-të.

Kjo është ndeshja e vetme e Superligës që luhet të premten derisa të shtunën, në të njëjtën kohë janë në program dy ndeshje të tjera: Ballkani - Drenica dhe Ferizaj - Trepça '89. Derbi kryesor i kësaj xhiroje do të zhvillohet të dielën mes Dritës dhe Gjilanit (13:30).

Xhiroja e 18-të do të përfundojë të hënën me dy ndeshjet e tjera, Flamurtari - Prishtina dhe Liria - Feronikeli.

Skuadra e Prishtinës është kampione vjeshte me 40 pikë të grumbulluara, një më shumë se Feronikeli që zë vendin e dytë.