Sport

Monaco del e para në Evropë për gola të shënuar

Monaco ka kaluar në pozitën e parë të top pesë ligave evropiane sa i përket golave të shënuar në këtë sezon.

Klubi francez po fiton 2 me 1 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e parë në 1/8, falë golave të Radamel Falcaos dhe Kylian Mbappe.

Tani ekipi i Ligue 1 ka 110 gola të shënuar, duke kaluar Barelonën që printe me 109.

Francezët këtë e arritën për 42 ndeshje, ndërsa Barça ka 40 ndeshje.

Real Madridi ka 106 gola në 37 ndeshje, PSG ka 91 në 39 e Arsenali 88 në 38.