Sport

Hubert Bihler, vullnetari i jashtëzakonshëm i ngjarjeve sportive

Descriptive Text

Po të kishte një çmim për vullnetarin më të mirë në sport, atëherë Hubert Bihler padyshim do të ishte kandidati kryesor për ta fituar atë.

Gjatë 14 vjetëve të fundit, 72-vjeçari ka qenë vullnetar në gati 50 ngjarje të mëdha sportive, nga Lojërat Olimpike te Botërori i futbollit, më pas botëroret e atletikës, gjimnastikës dhe edhe të hokejit në akull. Detyrat e tij kanë qenë të ndryshme, nga drejtimi i fotografëve anash fushës, te kontrollimi i turmës së gazetarëve për të siguruar që çdo gjë të shkojë mirë, zakonisht duke e bërë këtë në një pozitë si lider i skuadrës, si vullnetar lider apo koordinator, shkruan sot Koha Ditore.

Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Bihlerit nisi disa muaj para Kupës së Konfederatave në Gjermani në vitin 2005, kur pa një reklamë ku po kërkoheshin vullnetarë për turneun. Një mësues në pension aplikoi dhe siguroi vendin duke u vendosur në Nuremberg gjatë garës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)