Sport

Ramos: Mund ta zëmë Barçën

Descriptive Text

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos pas fitores prej 1 me 3 ndaj Atleticos ka thënë se ekipi i tij mund ta zë Barcelonën në garën për titull të La Ligës.

Ramos ishte një nga golashënuesit në fitoren e sotme ndaj rivalit lokal, që e vendosi Realin në vendin e dytë me 45 pikë, pesë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton Koha.net.

“Liga ende është për t’u kontestuar”, është shprehur Ramos për beIN Sports. “Ka edhe shumë pikë për t’u luajtur dhe secili ekip mund të ta komplikojë jetën siç e kemi parë në raundin e parë të ndeshjeve”.

Ai thotë se Reali do të luftojë për titull.

“E kemi ende shpresën dhe do të luftojmë për ligën dhe t’ia vështirësojëm punët Barçës, përkundër është mjaft pikë përpara”, u shpreh ai.

Reali do të përballet me Barcelonën më 2 mars në kuadër të ligës.