Sport

Hoffenheimi i “vjedh” një pikë Dortmundit, përmbys disavantazhin prej 3 golash

Foto: Reuters

Dortmundi ka lëshuar nga duart tre pikë në përballjen e sotme ndaj Hoffenheimit, përkundër që arriti të krijonte epërsi prej 3 golave.

Vendasit ishin të paprekshëm deri në minutën e 67 ku krijuan epërsi prej 3 me 0, transmeton Koha.net.

Sancho, Gotze e Guerreiro shënuan golat për vendasit.

E kur u mendua se Dortmundi do të arkëtonte pikët e plota, ashtu nuk mendoi ekipi mysafir që arriti të barazonte shifrat në 15 minutat e fundit.

Belfodil shënoi në minutën e 75, më pas Kaderabek shënoi për 3 me 2. Kurse golin e barazimit e shënoi Belfodil në minutën e 87 për ta marrë një pikë në Signal Iduna Park.

Përkundër barazimit Dortmundi vazhdon të jetë lider me 50 pikë, kurse në vendin e nëntë Hoffenheimi ka 30 pikë.