Sport

Interi i ofron pagë të majme Simeones

Descriptive Text

Interi pritet të bëjë sërish ndryshime në stolin e trajnerit. Me shumë gjasë Stefano Pioli do të largohet nga klubi në përfundim të këtij stinori dhe drejtuesit e Interit tashmë kanë nisur punën për ta bindur Diego Simeonen që t’u bashkohet atyre.

Trajneri i Atletico Madrid është dëshira më e madhe e krerëve të skuadrës dhe ata janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një kontratë të majme për ta bindur që të largohet nga Spanja, raporton KosovaPress.

Siç shkruan e përditshmja italiane Corriere dello Sport, Interi i ka ofruar Simeones një kontratë katër vjeçare dhe një pagë prej 10 milionë eurosh në vit.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e argjentinasit i cili aktualisht është i fokusuar me skuadrën e tij aktuale, që do të luajë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.