Sport

Klubet e Manchesterit në garë për Chiesan

Federico Chiesa ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Së fundmi në garë për sulmuesin e Fiorentinës janë futur Manchester United dhe Manchester City.

Chiesa ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me Fiorentinën duke zënë vend titullar në formacionin e skuadrës Viola.

Ndonëse në Firence shpresojnë ta mbajnë për një kohë më të gjatë, Corriere dello Sport, raporton që interesimi i United dhe Cityt është shumë i madh dhe në verë do të tentojnë ta transferojnë.

Përveç dy gjigantëve anglezë, interesim për Chiesan kanë shprehur edhe Interi, Juventusi dhe Bayern Munich.