Sport

City merr kreun me fitoren ndaj Evertonit

Foto: Reuters

Manchester City ka mposhtur Evertonin për të marrë lidershipin në Premier Ligë.

“Qytetarët” fituan 0 me 2, me golin e Aymeric Laportes në fund të pjesës së parë, dhe të Gabriel Jesusit në fund të ndeshjes.

Me 26 ndeshje, City barazon me pikë Liverpoolin, nga 62, por ia merr kreun për shkak të goldiferencës më të mirë. Në anën tjetër, Liverpooli tash ka një takim më pak të zhvilluar.