Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka folur rreth të ardhmes së yllit të skuadrës, Leo Messit.
Messi, kontratën e fundit e kishte në vitin 2017, e cila e lidhë atë me klubin deri më 2021.
Por mediat në Spanjë janë treguar kureshtare për të ditur nëse klubi dhe futbollisti kanë ndërmend të vazhdojnë edhe më shumë bashkëpunimin mes tyre.
Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, ka thënë se vazhdimi me Messin do të vijë në momentin kur vetë argjentinasi të jetë gati për të nënshkruar, transmeton KP.
“Kontrata e Messit përfundon pas dy viteve, por duke parë mënyrën se si ai po luan, mund të them se do të bashkëpunojmë edhe për më shumë vite”, ka deklaruar Bartomeu për Cadena COPE.
“Leo është inteligjent dhe di si t’i menaxhojë gjërat. Nëse ai ndihet mirë, do të na e thotë këtë. Kur të vendosë për të vazhduar, ne jemi të gatshëm. Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, ka përfunduar presidenti i katalanasve.
-
6 shkurt 2019 16:34
-
Shpërndaje në: