Sport

Agjenti i De Geas nis bisedimet me Real Madridin

Përfaqësuesi i David de Geas, Jorge Mendes, raportohet se i ka thënë Real Madridit që Manchester Unitedi është i gatshëm të nisë bisedimet për shitjen e tij gjatë kësaj vere.

Radioja spanjolle Onda Cero raporton se Jose Mourinho është i gatshëm për shitjen e portierit, dy vjet pas bllokimit të transferimit shkaku i një gabimi me faks. Pas dështimit të transferimit, De Gea nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2019.

Kjo radio raporton se Real Madridi është i gatshëm për zëvendësimin e Navasit, duke ngjallur interesimin për De Gean.

Sidoqoftë, problem në transferimin e tij do të paraqiste paga e tij prej 12 milionë eurove në vit që merr tek Unitedi. Atij do t’i duhej të ulte pagën për kalim në kryeqytetin spanjoll.